Mesditën e sotme është regjistruar një aksident i rëndë në aksin rrugor Lushnje-Rrogozhinë, ku një automjet ka përplasur një biçikletë dhe për pasojë ka mbetur i plagosur rëndë një 39-vjeçar. Burime bëjnë me dije se shtetasi me iniciale D.L., për shkak të plagëve të marra është dërguar në Spitalin Rajonal të Lushnjes ku mësohet se është në gjendje të rëndë shëndetësore. Policia ndodhet në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për aksidentin në fjalë, duke shoqëruar edhe drejtuesin e automjetit në komisariat.
FOTO ILUSTRUESE!