​Deputetja shqiptare në Kroaci: Dyshohet se shoferi i autobusit ishte në gjumë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2021, 13:54

Deputetja shqiptare e Parlamentit të Kroacisë, Ermina Lekaj-Prlaskaj tashmë është nisur për në Slovanski Brod ku edhe ndodhi aksidenti tragjik në të cilin u vetaksidentua autobusi nga Kosova që po vinte nga Gjermani për në Kosovë.

Lekaj-Prlaskaj ka treguar se në bazë të informacioneve të para deri te aksidenti ka ardhur pasi shoferi ka qenë në gjumë.

Por detaje të tjera lidhur me gjithë ngjarjen tronditëse Lekaj-Prlaskaj tha se do të bëhen të ditura posa të arrijë në vendin ku ka ndodhur tragjedia.

“Në orët e mëngjesit në afërsi tëSlovanski Brodit ka ndodhur një aksident rrugor ku kanë humbur jetën 10 persona dhe 30 janë të lënduar. Sipas informatave të fundit nga ministri i Shëndetësisë që gjendet në vendngjarje është që të gjithë të lënduarit janë të stacionuar në spitalin e shtetit. Tani jam në rrugë të Slvanoski Brodit. Këtu është bashkangjitur edhe ambasadori i Republikës së Kosovës, Gëzim Kasapolli si dhe zëvendësministri i Punëve të Brendshme të Kroacisë ku janë duke parë se çka ka ndodhur dhe cilat janë pasojat e këtij aksidenti”, tha ajo për KosovaPress.

Lekaj-Prlaskaj tha se në bazë të informacioneve të para dyshohet se shoferi i autobusit ka qenë në gjumë, por shkaqet e vërteta të kësaj ngjarje pritet të kuptohen më vonë.

“Tani për tani kam informacion që shoferi ka qenë në gjumë, por më vonë kur do të dalë në vendngjarje do të marrë të dhëna më të sakta nga zëvendësministri i Punëve të Brendshme dhe ministri i Shëndetësisë do të shoh si qëndron situata me të lënduarit”, tregoi Lekaj-Perlaskaj.

Aksidenti i autobusit të kompanisë “Deva Tours” i mori jetën deri tani dhjetë personave, ndërsa 15 të tjerë janë në gjendje më të rëndë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit