E rëndë në Fier/ 30-vjeçari kërcënon me kallash fqinjin, pas sherrit nis të qëllojë në ajër

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.07.2021, 13:22

Policia e Fierit ka bërë të mundur parandalimin e një ngjarjeje e cila mund të kishte përrfunduar në tragjedi. Siç bëhet me dije nga njoftimi zyrtar i policisë, babë e bir Fakim dhe Petrit Zyka, kanë patur një konflikt me një fqinjin e tyre në fshatin Mbrostar Ura. Më pas situata ka agravuar deri në përdorimin e armëve ku 30 vjeçari Zyka ka marrë kallashnikovin dhe ka qëlluar në ajër duke kërcënuar fqinjin e tij. Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe ka arrestuar babë e bir.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Fier / Policia parandalon përshkallëzimin e mëtejshëm të një konflikti me pasoja të rënda për jetën. Reagimi i menjëhershëm dhe profesional i Policisë ka bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e 30-vjeçarit, i cili gjuajti në ajër dhe kanosi me armë zjarri fqinjin e tij. Gjatë ndërhyrjes, Policia ka vënë në pranga edhe babain e 30-vjeçarit, pasi edhe ai posedonte një armë zjarri pistoletë. Sekuestrohet arma e zjarrit automatik me fishekë në fole gati për qitje, arma e zjarrit pistoletë dhe municion luftarak. Shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, pas një telefonate të ardhur në Sallën Operative të DVP Fier se në fshatin Mbrostar Ura, një shtetas po qëllonte me armë zjarri, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar ngjarjen e mundshme kriminale. Punonjësit e Policisë kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit Fakim(Ilvan) Zyka., i cili pas një konflikti për motive të dobëta me fqinjin e tij, shtetasin M. K., 55 vjeç, e ka kanosur atë duke gjuajtur në ajër me armë zjarri automatik, nga oborri i banesës së tij. Në vijim të veprimeve, nga specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Fier u arrestua në flagrancë shtetasi Fakim(Ilvan) Zyka., 30 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, si dhe babai i tij, shtetasit Petrit Zyka, 59 vjeç, banues në Mbrostar Ura, Fier, i cili mbante pa leje një armë zjarri pistoletë. U sekuestruan në cilësinë e provës materiale një armë zjarri automatik, një pistoletë dhe një krehër me 18 fishekë. Materialet do i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier, për veprat penale “Mbajtja pa leje e armëve dhe municionit luftarak” dhe “Kanosja”.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit