U rrethua në një stan bagëtish, detaje nga plagosja e Ardian Narkajt në Shkodër

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.07.2021, 11:45

Policia e Shkodrës ka zbardhur detaje në lidhje me aksionin e mbrëmshëm dhe plagosjen e 52-vjeçarit Ardian Narkaj. Ky i fusnit ishte shpallur në kërkim prej 10 vitesh nga ana e policisë për vrasjen e dy bashkëfshatarëve të tij. Policia ka bërë me dije se Narkaj nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Më pas ai është rrethuar nga forcat RENEA ku ishte fshehur në një stan bagëtish dhe efektivët i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar. Por ai nuk i është bindur urdhrit dhe ka tentuar të largohetl. Më pas RENEA e ka qëlluar duke e plagosur.

Njoftimi i Policisë:

Në vijim të punës për kapjen e personave të shpallur në kërkim me rrezikshmëri të lartë shoqërore në fushën e krimeve ndaj personit, strukturat e DVP Shkodër, në bashkëpunim me forcat RENEA, në bazë të informacioneve të marra për vendndodhjen e një personi të shpallur në kërkim prej 10 vitesh, i dënuar për vrasje të dyfishtë, kanë organizuar dhe zhvilluar operacionin policor të koduar "Bratosh". Në një zonë malore të Kastratit, në vendin e quajtur "Gropat e Vrinit" Bratosh, Malësi e Madhe, forcat speciale RENEA kanë rrethuar vendin (stan bagëtish) ku fshihej shtetasi në kërkim Ardian Narkaj dhe i kanë bërë thirrje për t'u dorëzuar. Ky shtetas nuk i është bindur urdhrit të policisë, por ka tentuar të largohet duke përfituar nga terreni i vështirë malor. Forcat speciale RENEA kanë marrë masa për sigurinë e jetës së tyre, pasi kanë konstatuar se ky person ishte i armatosur. Ata i kanë bërë disa herë thirrje për tu dorëzuar. Ardian Narkaj nuk i është bindur urdhrit përsëritës të Policisë për t’u dorëzuar dhe ka tentuar të largohet. Forcat RENEA, për ta neutralizuar e kanë plagosur atë. 52 vjeçarit i është dhënë ndihma e parë nga Renea dhe më pas është transportuar në Spitalin e Traumës në gjendje të stabilizuar. Në cilësinë e provës materiale në vendngjarje është gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit