Vite më parë vrau dy bashkëfshatarët, si u plagos Ardian Narkaj mbrëmjen e djeshme nga RENEA

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 25.07.2021, 10:54

Ardian Narkaj është 52-vjeçari që u plagos nga RENEA gjatë ndjekjes dhe kërkimit për vrasjen e dy personave në vitin 2008. Ai ishte në listën e personave të shumëkërkuar dhe ishte dënuar me 21 vite burg. Mësohet se mbrëmjen e djeshme ai u përball me shtetin dhe nuk pranoi të dorëzohehj dhe i ka kundërshtuar me armë zjarri. Më pas efektivët iu përgjigjën duke e plagosur rëndë dhe më pas e dërguan në spitalin e Traumës në Tiranë.

Vrasja e dyfishtë në 2008

Ardian Narkaj u dënua nga gjykata për një vrasje të dyfishtë të ndodhur në vitin 2008 në Malësinë e Madhe. Ngjarja ndodhi në fshatin Bratosh, ku viktimë mbetën Tonin Ulaj dhe Gjergj Shota. Krimi i dyfishtë ndodhi gjatë kohës kur dy viktimat ishin persona të shpallur në kërkim nga policia për disa vepra të rënda penale. Gazetari i “ABC” Simon Shkreli raporton se gjithçka mes palëve nisi pasi Narkaj pretendonte se Ulaj dhe Shota i kishin ngacmuar vajzën. Ngjarja e rëndë ndodhi mbrëmjen e 7 majit të vitit 2008 në fshatin Bratosh të Malësisë së Madhe. Dy të rinjtë u qëlluan me breshëri arme zjarri, duke vdekur në vend, ndërsa i plagosur ngeli edhe vetë Ardian Narkaj. I mbijetuari ishte dëshmitari kyç i ngjarjes, i cili më vonë rezultoi të ishte dhe autori i krimit të dyfishtë. Pasi qëndroi disa muaj në burg, Apeli e liroi me kusht, vendimi u ankimua, por Narkaj u arratis në kohën që gjykata e shpalli fajtor për vrasjen e dyfishtë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit