Një ngjarje e rëndë është regjistruar mëngjesin e sotëm në Shkodër ku është plagosur me armë zjarri një person.Fillimisht i plagosuri është paraqitur në Spitalin e Shkodrës me plagë të shkaktuara nga arma e zjarrit, por për shkak të gjendjes së rëndë shëndetësore është transportuar drejt Spitalit të Traumës në Tiranë. Mësohet se një person rreth 50 vjeç është shpallur në kërkim nga policia. Ndërkohë shkaqet dhe rrethanat e plagosjes ende nuk dihen ndërsa nuk është bërë me dije as identiteti i të plagosurit. Policia ndodhet në vendngjarje.
Vijon...