Paralajmërohet dislokimi i Rusinos në 2025

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 25.07.2021, 08:53

Vazhdon zvarritja e punimeve në deponinë Rusino të Gostivarit. Punët që duhej të ishin kryer tash e një vit më parë, kanë filluar të realizohen megjithatë, sipas asaj që duket në terren, nuk pritet fillim i shpejtë i funksionimit të ndërmarrjes. Kreu i komunës Arben Taravari thotë se zgjidhja e vetme është dislokimi i Rusinos.

“Deri në 2025 me çdo kusht Rusinoja duhet të largohet apo të dislokohet prej aty. Punimet po vonohen përfundimisht. Duhej të rregullohej komplet projekti dhe të nis me funksionim në fund të vitit 2020, ndërsa tash jemi korriku i vitit 2021. Janë duke u bë ca punë por nuk është sipas dinamikës që ishte paraparë me projektin SECO”- deklaroi Arben Taravari. Kryetar i komunës së Gostivarit.

Ende nuk është gati as ndërmarrja e përbashkët e Pollogut për menaxhim me deponinë Rusino. Mungojnë fondet edhe të pesë komunave, për tu kompletuar paratë për themelimin e ndërmarrjes, e cila, fillimisht do të funksionojë në një zyrë të adoptuar dhe më pastaj në objekt personal. Por, as kjo një zyrë nuk është ende gati. Në projeksionet e harxhimeve, nuk janë paraparë fondet për pajisjet dhe përgatitjen e zyrës.

“Në këtë drejtim është bë një lëshim gjatë planifikimit fillestar nga konsulentët. Pra, nuk janë paraparë mjete për rregullimin e zyrave pra është paraparë buxhet vetëm për marrje me qera të zyrave, gjoja se do gjenden zyra të gatshme. Dhe në këtë pjesë çalojmë se nuk i kemi mjetet e parapara. Nuk kemi as makineri, edhe për këtë pjesë nuk i kishim paraparë qëllimisht që në fillim duke menduar që ta bëjmë si hap të dytë”- pohoi Besim Dogani. Drejtor i ndërmarrjes së Pollogut.

Rregullimi i deponisë Rusino bëhet me paratë e Qeverisë Zvicerane, konkretisht SECO-s, e cila ndau rreth 8 milion franga për rregullimin e saj, por për më se një vit, punët u zvarritën, ndërsa hedhja e mbetjeve në deponinë Rusino u ndërpre. Për pasojë, mbetjet që edhe më tej vazhdojnë të mos hidhen në deponinë Rusino, shpesh përfundojnë nëpër fushat e Pollogut, apo gropa të hapura në malësinë e Sharrit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit