Kastrati: Nagavci po i mashtron qytetarët

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2021, 20:23

Kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati është shprehur se nuk do të tërhiqet nga reformat në arsim, pavarësisht kundërshtimeve, e së fundmi edhe nga ana e Ministrisë së Arsimit, shkruan lajmi.net. Në një intervistë për lajmi.net, Kastrati thotë se në vazhdimësi ia kujton vetës se duhet të punojë për brezat e ardhshme dhe jo për zgjedhjet e ardhshme.Ai, potencon se në lidhje me çështjen e reformës në arsim motiv nuk po shihet fëmija, por se fshati po mbetet pa shkollë, derisa shtoi se kjo çështje po përdoret edhe për vota. Këtu tek ne, motiv nuk është fëmija, por është fshati, se fshati po mbetet pa shkollë dhe kjo mundet me ndiku në shpërngulje të fshatit. Unë po i’u them që shpërngulja vetëm se është duke ndodhur. Një prej arsyeve pse njerëzit shpërngulen ose pse nuk je atraktiv që këtu me ardh dikush me jetu aty që nuk ka qenë fare, është se cilësi në arsim nuk ke, cilësia në shnëdetësi, ajëri, gjelbërimi e krejt këto tjerat. E kemi mendu krejt. Problemi që nuk e kemi paramendu ka qenë që ka me pas zgjedhje.Kur kemi fol me zyre të psikologëve dhe me të gjithë, kanë thënë se si në gjitha vendet e botës rezistenca është një muaj , nëse institucionet janë njëzëri. Unë e mora mbështetjen e ministrisë së arsimit, mbështetjen e Komisionit Parlamentar të arsimit, mbështetjen e subjekteve politike, të gjithë u zotuan që kanë me më mbështetë. Por, ndodhën tri palë zgjedhje gjatë kësaj kohe. Çohet atje Kamishi për një grup vota vjen prej atje përzihet sepse i duket që aty po mundet me i marrë 50 vota më shumë, u jep shpresë njerëzve dhe ata mendojnë që ky është deputet dhe ka me mund me kry diçka”, tha ai.Sipas tij, me vendimin për mësim paralel, ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci është duke i mashtruar qytetarët për shkak të zgjedhjeve lokale.“Për fat të keq, tash në fund edhe ministrja e Arsimit për shkak të zgjedhjeve lokale u mundua me organizu mësim paralel. Unë i’u thash qytetarëve se është duke i’u mashtruara dhe në fund barra ka me ardh tek ne. Nuk mundet ministria me lëshu dokumente, nuk mundet me lëshu dëftesë. Për fat, erdhi koha që edhe Gjykata Supreme në dy çështje vendosi që ne kemi pas të drejtë. Krejt motivi është politik për me përfitu një votë më shumë. Për mua është e dhimbshme sepse kjo është në kurriz të fëmijëve, në kurriz të së ardhmes së tyre”, shtoi ai.Ai thotë se kanë realizuar një anketë, me anë të së cilës rezulton që 50% e qytetarëve të Kamenicës mendojë që reforma në arsim është e drejtë dhe duhet të vazhdojë.“Krejt kjo e dëshmon që këtu ka motive tjera për me përfitu, ka organizim. Çfarë shembulli kemi me kriju?, Çka kemi me i thënë krejt Kosovës, të ardhmes së këtij vendi, nëse dikush ka rezistu për një vjet e gjysmë dhe në fund shteti është tërheqë prej diçka që është e drejtë dhe është ligjore?, Si ka me mund me vazhdu me bë dikush tjetër?. Ky ka qenë diskutimi i parë. Nëse tërhiqemi askush në Kosovë më nuk do ta bëjë edhe 15 vjet. Ne është shumë me rëndësi me tregu se çfarë shembulli po duam të tregojmë. Ministrja asnjëherë nuk thotë se duet me pas nxënës më pak se 15 ose 20 në një klasë. Ajo vazhdimisht thotë se po ashtu duhet me bë, reforma duhet të bëhet, por Qëndroni e ka bë keq. Ani, hajde tregom çka e kam bërë keq ose çka po ndryshojmë”, tregoi ai.Kastrati theksoi se me ministren e Arsimit, Arbërie Nagavci janë takuar dy herë për këtë çështje, por kanë qenë takimi siç i quan ai, sa për të vepruar atë që ajo e ka pas në plan.“ Unë isha i gatshëm me bë diçka sepse e di sa është e rëndësishme përkrahja e ministrisë. I’u thash hajde nënshkruani, po i thërrasim edhe prindërit dhe të zotohen se prej shtatorit do t’i sjellin fëmijët dhe unë do të tërhiqem. Thash hajde po e bëjmë prej klasës së 6 deri në 9 të rrinë aty ku kanë qenë, 1-5 dhe pastaj çdo vit kur të ndërrohet gjenerata të shkojë ashtu siç e kemi paraparë ne. Jo, thojke nuk pranojë. I thash se çka po don, tha vetëm se çka po duan prindërit. I thash se duhet të bëhet çka është e drejtë, tha hajt se e bëjmë në të ardhmen, as në shtator. Në rregull, i thash ti vazhdo me tënden, unë vazhdoj me atë që jam i bindur që është e drejtë dhe obligim. Vetë MASHT ka nxjerr dokumente që nuk guxon me pas më pak se 21 nxënës në klasë, në zonë të rrafshëta dhe më pak se 14 nxënës në zona malore”, u shpreh ai.Ai, ka treguar se çfarë do të ndodhë prej shtatorit me shkollat e komunës së Kamenicës.Në këso raste kur dy institucione kanë pretendime të ndryshme, është gjykata ajo që e zgjidhë këtë problem. Te ne, gjykatat e kanë zgjidhë këtë problem , këtë pyetje duhet më ia bë ministres, se çka po mendon, çka po do të ndodhë, kush do u’a jap diplomat, kush ka me u marrë. 28:00 Paramendo, kanë marrë njerëz prej rrugës dhe e kanë çu se a mundesh me jep ti këtë lëndë. Nuk është i kualifikuar dhe as nuk e ka atë drejtim të kryer. Unë nuk e di se çka po don me bë. Unë e di që ajo po don politikisht, se mundet edhe në zgjedhjet lokale me thënë hajt se jau jap diplomat, ai i mbylli shkollat, ai e bërë këtë. Por unë jam duke bërë atë që është e drejtë. Edhe ligjërisht gjykata ka konfirmuar që unë kam të drejtë dhe është çështje që ministria duhet ët dalë sepse e ka një përgjegjësi, e ka një detyrë. Përndryshe, në shtet të së drejtës nëse ti nuk e kryn detyrën tënde dënohesh dhe ndëshkohesh, edhe nëse e pengon dikë me i ushtru kompetencat e veta, nëse ndërhynë me përfitu diçka tjetër, por edhe me mos-veprim. Ministria duhet të bëjë diçka, por çka me bë që kjo është Kosova dhe kjo është skena politke”, shtoi Kastrati.Kastrati shtoi se në lidhje me reformën ka pasur marrëveshje me qeverinë Kurti 1, por që nuk e kanë kryer asnjë obligim të asaj marrëveshje.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit