Serie A do dhe një muaj të nisë sezonin e ri dhe federata ka marrë një vendim të rëndësishëm mbi praninë e tifozëve në stadiume. Raportohet se stadiumet do të jenë të mbushura me vetëm 50% të kapacitetit dhe për tifozët do të jetë kusht kryesor prania e kartës së gjelbër të vaksinimit. Ndër të tjera, federata ka lajmëruar të gjithë tifozët që nuk kanë marrë asnjë dozë vaksine, që të shpejtojnë ta kryejnë si procedurë nëse duan të ndjekin ekipin e tyre në stadium në sezonin e ri.
Një lajm sa i mirë dhe i “hidhur” për tifozët, pasi jo të gjithë janë vaksinuar apo dëshirojnë që të vaksinohen. Megjithatë, federata po shikon si mundësi që të vaksinojë dhe skuadrat që do të zbresin në fushë, pasi Anglia e bëri me detyrim për lojtarët dhe stafet e skuadrave në të kundërt nuk do të zbresin në fushë.
Kujtojmë se ditën e sotme futbollistët e Lacios dhe stafi, janë vaksinuar të gjithë duke shuar polemikat për disa lojtarë që kishin dalë kundër klubit disa ditë më parë. Vlen të thuhet se nisma e federatës është interpretuar si ndihmë për qeverinë italiane në fushatën e saj, për të bindur refuzuesit e vaksinës që të vaksinohen.