Kosova ka siguruar medaljen e parë në olimpiadën e Tokios me anë të xhudistes Distria Krasniqi, e cila ka arritur në finale.
Krasniqi arriti të triumfojë në 3 ndeshjet e parë dhe tashmë medalja për të është e sigurt. Sportistja nga Peja fitoi ndeshjen e parë ndaj brazilianes, Gabriela Chibana, ndërsa në çerekfinale mposhti gjithashtu me ‘ippon’ Chen Hao Lin në kategorinë deri në 48 kilogramë. Me kualifikimin në finale, ajo siguroi medalje Olimpike dhe tashmë kërkon medaljen e artë. Për të artën në finale, Krasniqi do të përballet me vendasen, Funa Tonaki, ndeshje që do të nisë së shpejti.