Olimpiada e Tokios: Faktet interesante të pjesëmarrëseve, përfshirë Kosovën

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 24.07.2021, 09:55

Secili nga olimpistët që është në Japoni këtë verë për Lojërat e Tokios do të shtojë historinë e gjatë të Olimpiadës, të cilat janë zhvilluar çdo katër vjet që nga viti 1896 (përveç 1916 për shkak të Luftës së Parë Botërore, 1940 dhe 1944 për shkak të Luftës së Dytë Botërore dhe 2020 për shkak të COVID-19).

Tokio e ka pritur Olimpiadën një herë më parë në vitin 1964.

Ja një vështrim të disa rekordeve të ndryshme dhe statistikave përpara fillimit të Lojërave Olimpike 2021:

Sa shtete po garojnë në Lojërat Olimpike të Tokios?

Janë 206 vende në Komitetin Olimpik Ndërkombëtar (IOC), që garojnë për vendin e tyre dhe për librat e historisë.

Cili është vendi më i vogël që garon në Lojërat Olimpike?

Nauru mban vendin e parë si kombi më i vogël (sipas popullsisë) që garon në Lojërat Olimpike. Një ishull i vogël i vendosur në Oqeanin Paqësor në verilindje të Australisë, Nauru ka një popullsi të vlerësuar prej 11,500 njerëz. Ky vend ende nuk ka medalje, ndërsa garoi për herë të parë në Olimpiadën e vitit 1996 në Atlanta. Nauru ka garuar në Lojërat Olimpike vetën për peshëngritje dhe xhudo, duke dërguar gjithsej 13 atletë në gjashtë Lojërat Olimpike të fundit (1996 deri 2016).

Cili është vendi më i populluar që nuk ka fituar kurrë një medalje olimpike?

Bangladeshi, me një popullsi prej 149,772,364 banor të dal nga regjistrimin i tyre në 2011, është vendi më i populluar që nuk ka fituar kurrë një medalje olimpike. Ndërsa Bangladeshi nuk ka garuar kurrë në Lojërat Olimpike Dimërore, ata kanë dërguar atletë në Lojërat Olimpike Verore çdo katër vjet që nga viti 1984. Dyzet e tre atletë nga Bangladeshi kanë përfaqësuar vendin e tyre në Olimpiadën në atletikë, not, qitje, gjimnastikë dhe golf.

Bangladesh: country with the highest population that never wins the Olympics | Dhaka Tribune

Sa vende nuk kanë medalje. Janë 72 vende që nuk kanë fituar kurrë një medalje Olimpike. Disa nga vendet më të mëdha dhe më të njohura që kurrë nuk marrin medalje janë Bolivia, Kamboxhia, Hondurasi, Nepali dhe Jemeni.

Cili është vendi me më shumë medalje olimpike?

SHBA-të janë vendi që kanë fituar më së shumti medalje në Olimpiada. SHBA ka fituar 2827 medalje: 1127 të arta, 907 të argjendta dhe 793 të bronzta.

Pas tyre vijnë Britania e Madhe, Gjermania dhe Franca.

Cili vend ka garuar shumë herë në Lojërat Olimpike dhe nuk ka fituar një medalje të artë?

Monako ka garuar në 20 Lojëra Olimpike Verore pa fituar një medalje të artë, e cila është paraqitja më e madhe ndonjëherë. I njohur për garën e famshme në Formula 1 dhe si një destinacion turistik midis të pasurve, Monako ka dërguar 110 atletë në Lojërat Olimpike Verore që nga udhëtimi i saj i parë në vitin 1920. Monakoja jo vetëm që nuk ka fituar kurrë një medalje të artë, por kurrë nuk ka fituar asnjë medalje në Lojërat Olimpike – verë apo dimër.

Cili vend ka marrë pjesë në pak Lojërat Olimpike?

Sudani i Jugut dhe Kosova kanë marrë pjesë në Lojërat Olimpike më pak, me nga një paraqitje secila (të dyja në vitin 2016). Të dyja këto vende kanë një të përbashkët: ato janë bërë shtet së fundmi. Sudani i Jugut fitoi pavarësinë nga Sudani në 2011, ndërsa Kosova shpalli pavarësinë nga Serbia në vitin 2008, kështu që asnjë nga vendet nuk ishte në parë në Olimpiadë deri në vitin 2016.

Kosova në pjesëmarrjen e parë ka fituar një medalje të artë me Majlinda Kelmendin në xhudo.

Sa atletë garojnë në Lojërat Olimpike të Tokios?

Një total prej 11,091 atletësh pritet të garojnë në Lojërat Olimpike të Tokios 2020. Ata 11,091 atletë do të garojnë në 41 sporte të ndryshme dhe do të jenë 339 ngjarje këtë verë në Lojërat Olimpike.

Cili vend ka pritur më shumë Lojëra Olimpike?

Franca do të luajë nikoqir për herë të gjashtë në vitin 2024, por mbetet pas Shteteve të Bashkuara si vendi që ka pritur më shumë Lojëra Olimpike. Shtetet e Bashkuara kanë pritur Olimpiadën tetë herë. SHBA-të do të luajë edhe një herë në shtëpi në vitin 2028 në Los Anxhelos.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit