Barcelona po bëhet gati të hedhë në gjyq lojtarët e saj që nuk pranojnë të reduktojnë pagën në prag të këtij sezoni të ri të La Ligës. Kriza financiare siç duket tashmë ka prekur edhe Barcelona dhe për këtë arsye klubi i ka kërkuar lojtarëve të reduktojnë pagat.
Ndërkohë, presidenti i La Ligës, Javier Tebas ka “kërcënuar” klubin, duke i kërkuar të rregullojë bilancet nëse ka ndërmend të regjistrojë lojtarët e rinj si Sergio Aguero, Memphis Depay dhe Eric Garcia. Raportohet se Lionel Messi ka pranuar të reduktojë pagën e tij me 50% për kontratën e re 5-vjeçare, por me sa duket as kjo nuk mjafton. Vlen të thuhet se kampionati spanjoll fillon më 15 gusht.