Tenderi absurd për printim, Erion Veliaj i jep 750 milionë lekë firmës që ofroi 160 milionë më shumë

Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 23.07.2021, 23:00

Nami miq! Me plot gojën, nuk është shaka! Rezulton se bashkia Tiranë ka nevojë për shërbime printimi. Deri diku në parim është e pranueshme për një institucion që administron shumë zyra por kur shërbimet e printimit kapin vlera të “llahtarshme” deri në thuajse 1 miliardë lekë të vjetra kjo është për të vënë duart në kokë. Por çfarë ka ndodhur? Bashkia Tiranë ka organizuar një tender me numër reference REF-95657-05-17-2021 dhe me objekt “Shërbimi i Printimit”.

Fondi limit i tij është 62.282.781 lekë të reja pa TVSH ose rreth 750 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përtej shifrës tepër të lartë që kërkohet për shërbime printimi, shikohet se ka momente tepër të dyshimta përsa i përket firmave pjesëmarrëse dhe shpalljes së fituesit. Nga hulumtimi i dokumentacionit vihet re se në garë kanë marrë pjesë 4 kompani. Për habinë më të madhe të një gare, njëra prej firmave ka ofruar zero lekë. Pra ka marrë pjesë në garë, por nuk ka ofruar asnjë lekë.

Si ka mundesi? E thjeshtë. Shanset janë që ka marrë pjesë sa për numër. Ndërkaq dy kompani të tjera vihet re se kanë ofruar vlera thuajse identike me njëra-tjetrën, një fakt ky që ngre dyshime të forta se kemi të bëjmë me fitues të paracaktuar. Jo vetëm kaq, por firma e katërt ka ofruar gati 160 milionë lekë të vjetra me TVSH më pak dhe nuk është marrë fare në konsideratë, përkundrazi është skualifikuar. Por kush është shpallur fitues?

Bëhet fjalë për firmën “BNT ELECTRONICS” në pronësi të Jovan Bojdanit dhe Leonard Terpos, e cila ka ofruar vlerën 61.875.986 lekë të reja pa TVSH ose rreth 750 milionë lekë të vjetra me TVSH. Përveç të gjithave sa më sipër, vihet re edhe një tjetër aspket mjaft dyshues. Shikohet që vlera fituese është sa 99.34% e fondit limit. Të gjitha këto nxisin dyshime se fituesi me shumë mundësi ka qenë i paracaktuar. I takon SPAK të vendosë nëse Erion Veliaj duhet të japë ndonjë përgjigje edhe për këtë tender.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit