Enkel Joti i fut në xhep 1.2 MLD Lekë Orjada e Ermal Rizajt, çiftit të oligarkëve që zhvasin paratë e shqiptarëve

Shkruar nga: F Tenolli | Publikuar më: 23.07.2021, 22:58

Janë oligarkët që renditen në vend të 4-t përsa i përket përvetësimit të parave nga Buxheti i Shëndetësisë nëpërmjet procedurave të tenderimeve publike. Bëhet fjalë pikërisht për Orjada Jahon dhe Ermal Rizajn zotërues të OES Distrimed, një prej kompanive që ka përfituar tendera në shkelje nga institucionet e Shëndetësisë. Ky çift oligarkësh janë më të privilegjuarit e kësaj fushe, pasi vlerat që kanë përfituar nga titullarët e institucioneve shtetërore të Shëndetësisë, janë të pafundme.

Pikërisht sot do të shqyrtojmë një tender me vlerë marramendëse, para që i janë futur në xhep Rizajve nga Enkel Joti, drejtori i QSUT, i cili njihet edhe si kasapi i parave publike, pasi i ndan ato në copa për oligarkët e tij të preferuar. Tenderi me vlerë 1.2 MLD është përfituar nga OES Distrimed si e vetme në garë dhe është shpallur fituese jashtë çdo kriteri të prokurimeve publike.

Joti është një prej personave më të afërt me Edi Ramën, që prej kohës kur ishte drejtor i një mediaje të madhe në vend. Jo pa shkak ai është emëruar në krye të një prej institucioneve më të mëdha të shëndetësisë, pasi di t’i bëjë pazaret Ramës dhe di të negociojë me persona të fuqishëm për të ruajtur interesat e tij dhe të shefit. Keli, djali i mbarë përflitet do të bëhet ministër shëndetësie në këtë mandat të tretë të qeverisë Rama, megjithatë gjithçka mbetet për t’u parë... Gjithmonë nëse i ashtuquajturi SPAK vepron dhe e vë në krye të listës si një prej personazheve që ka abuzuar më egërsisht me buxhetin e shtetit!


|EMRAT| Oligarkët e Shëndetësisë që vodhën popullin! Na shitën maska e dezinfektantë me çmime stratosferë!

Dokumenti/ Zbulohet kompania, ku po i blen Ogerta kitet mjekësore me 4-fishin e çmimit

Kush është çifti Rizaj? Oligarkët më të pasur në vend kanë ngrënë 12 MILIARD LEKË nga paratë tona

TRUSTI i Oligarkëve të Shëndetësisë| MILIARDA € për OES DISTRIMED, si u bë SHKRUMB E HI tenderi sekret

Shifra të çmendura/ Kompania “OES DESTRIMED” ka marrë 166 tendera për 4 vite

Ogerta “pret lekët me gërshërë”, 700 milionë lekë tender për çiftin Rizaj për materiale mjekësore në QSUT

*Shënim I: Pjesët e nënvizuara në tekst me ngjyrë të kuqe, janë hiperlinke që të drejtojnë në faqe të tjera, informacione shtesë, shpjeguese në lidhje me lajmin*

© 2020 JOQ ALBANIA Të gjitha të drejtat e rezervuara

Ky artikull është ekskluziv i JOQ ALBANIA, gëzon të drejtën e autorësisë sipas Ligjit Nr. 35/2016, "Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e lidhura me to". Shkrimi mund të ripublikohet nga mediat e tjera vetëm duke cituar JOQ ALBANIA dhe në fund të vendoset linku i burimit, në të kundërt çdo shkelës do të mbajë përgjegjësi sipas Nenit 178 të Ligjit Nr/ 35/2016.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit