Gjykata Speciale u lexon letrat të paraburgosurve në Hagë, Kushtetua e Kosovës e ndalon

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2021, 18:58

Gjykata Speciale u lexon letrat të paraburgosurve në Hagë, Kushtetua e Kosovës e ndalon Të paraburgosurit në Gjykatën Speciale kanë qasje në bibliotekë që përmban libra në gjuhën shqipe dhe atë angleze, e cila përditësohet vazhdimisht. Por, ata mund të porosisin libra nga jashtë, të cilat duhet t’i paguajnë vet. Por çfarëdo që ata marrin nga jashtë përfshirë edhe letrat, kontrollohet nga Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Rexhep Selimi, Jakup Krasniqi, Salih Mustafa, Nasim Haradinaj dhe Hysni Gucati që nga viti i kaluar po vazhdojnë të mbahen në paraburgim nga Specialja.

Kjo e fundit në një përgjigje për Gazetën Online “Reporteri.net”, ka treguar se çfarëdo korrespondence përfshirë letrat që dërgojnë apo marrin inspektohen nga zyrtari kryesor i paraburgimit.

“Për më tepër, të paraburgosurit kanë të drejtë të korrespondojnë me letër dhe me pako. Sikurse kërkohet në rrethana të sigurisë së lartë të objektit të paraburgimit, zyrtari kryesor I paraburgimit hap, inspekton dhe lexon letrat e marra dhe të dërguara prej të paraburgosurve”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Të paraburgosurit kanë qasje në bibliotekën e Njësisë së Paraburgimit të DhSK-së, e cila përmban libra të ndryshëm në gjuhën shqipe e angleze. Por isten e plotë të librave, gjykata me seli në Hagë nuk e ka treguar.

Ndonëse Specialja u lexon edhe letrat personale të të paraburgosurve, nuk ka ndarë librat që ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare po lexojnë apo që kanë lexuar.

“Biblioteka në të cilën kanë qasje të paraburgosurit përmban një larmi të madhe librash në shqip por edhe në gjuhën angleze. Biblioteka e shton rregullisht fondin e saj të librave. Të paraburgosurit janë të lirë të zgjedhin dhe gjithashtu të blejnë librat e tyre. Për arsye të privatësisë, DHSK-ja nuk ofron informata lidhur me atë se çfarë saktësisht lexojnë të paraburgosurit”, thuhet në përgjigjen e Speciales.

Specialja bazohet në rregullore e udhëzime për t’i lexuar letrat e të paraburgosurve

Sipas dokumentit të Speciales për sendet dhe substancat e ndaluara në objektin e paraburgimit, të paraburgosurit mund të zotërojnë deri në 20 libra në qeli, 20 CD dhe DVD dhe 20 revista dhe gazeta.

Ndërkaq në Rregulloren e Brendshme të Objektit të Paraburgimit theksohet se letërkëmbimi i të paraburgosurve lexohen brenda dy ditësh nga marrja e tyre nëse kjo është e realizueshme.

Ndërkaq letërkëmbimit ndërmjet të paraburgosurve dhe avokatëve të tyre nuk lexohet, por mund të hapet vetëm për arsye të domosdoshme të sigurisë.

“Letërkëmbimi midis të paraburgosurve dhe mbrojtësve të tyre nuk lexohet, mirëpo mund t’u nënshtrohet kontrolleve të sigurisë për aq sa është e domosdoshme për verifikimin e pranisë së sendeve të ndaluara në bazë të rregullës 25 të Rregullores së Paraburgimit. Në rast dyshimi për praninë e një sendi të ndaluar, letërkëmbimi mund të hapet vetëm në praninë e dërguesit (i paraburgosuri ose mbrojtësi I vet), vetëm për të verifikuar nëse letërkëmbimi përmban një send të ndaluar”, thuhet në Rregullore.

Por, a po e shkel Specialja privatësinë e të paraburgosurve duke u lexuar letrat që dërgojnë apo marrin?

Juristët s’pajtohen

Për këtë çështje juristët kanë mendime të ndara.

Avokati Artan Çerkini, i pyetur nga Reporteri nëse Specialja po cenon privatësinë me leximin e letrave, deklaron se ligjërisht vetëm korrespondenca ndërmjet avokatëve dhe të paraburgosurve nuk lexohet.

“Ligjërisht nuk mund të lexohen vetëm korrespondenca në mes të avokatit dhe të paraburgosurit. Njëherit ky është edhe standard ndërkombëtar dhe vendor”, tha Çerkini.

Ndryshe nga Çerkini mendon juristi Armend Shkoza.

Në përgjigjen për Reporteri.net, Shkoza tha se e drejta e fshehtësisë së korrespondencës në komunikim është e garantuar me Kushtetutë dhe instrumente ndërkombëtare.

“Meqenëse DHS-të janë organe gjyqësore që veprojnë në kuadrin juridik të Republikës së Kosovës, të njëjtat duhet të respektojnë standardin kushtetues, para se të gjithash, e më pas edhe praktikën e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut në Strasburg, kjo bazuar në Nenin 53, lidhur me Nenin 55 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Ndonëse Neni 36 i Kushtetutës ka vënë qartë rrethanat në të cilat mund të kufizohet fshehtësia në korrespondencë, e që kjo bëhet sipas kësaj dispozite kushtetuese vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj. Përtej kësaj, GjEDNj-ja ka vënë standarde sipas praktikës së saj gjyqësore se kur mund të kufizohet fshehtësia e korrespondencës së komunikimeve.

Tutje Shkoza ka treguar tri kushte në të cilat fshehtësia e korrespondencës mund të kapërcehet duke shtuar se pa ndonjë arsye me bazë faktike, të paraburgosurve nuk duhet t’u kufizohet kjo e drejtë.

“Kushti i parë është se kontrolla e komunikimit duhet të parashihet në mënyrë të qartë me dispozita ligjore, duke ofruar pritjet legjitime të individit në sigurinë juridike (Rasti Calergo Diana vs. Italisë, nr. 15211/89); Qëllimi i kontrollit ka të bëjë me “sigurinë kombëtare”, “parandalimin e trazirave” apo “parandalimin e kryerjes së veprës penale”, dhe për këtë GjEDNj nuk ka konsideruar se kriter që krijon dilema, mirëpo për këtë duhet gjithmonë pasur parasysh se qëllimi duhet të përmbajë bazë të dyshimit të arsyeshëm tek autoritetet kompetente dhe kushti i tretë është: A është me të vërtetë e nevojshme një kontroll e tillë? Pra qëllimet nga kushti i dytë duhet të jenë proporcionale me nevojat shoqërore dhe ligjore, siç e ka trajtuar GjEDNj në rastin Sunday Times vs. Mbretëria e Bashkuar, Seria A nr. 217)”, tha Shkoza.

Kushtetuta garanton fshehtësinë e korrespondencës

Kushtetuta e Kosovës në nenin 36 përcakton se çdokush gëzon të drejtën e fshehtësisë së korrespondencës.

Sipas aktit më të lartë juridik të vendit, kjo e drejtë është e pacenueshme dhe mund të kufizohet përkohësisht vetëm me vendim gjyqësor dhe nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale.

“Fshehtësia e korrespondencës, telefonisë dhe komunikimit tjetër, është e drejtë e pacenueshme. Kjo e drejtë mund të kufizohet vetëm përkohësisht, në bazë të vendimit gjyqësor, nëse është e domosdoshme për ecurinë e procedurës penale ose për mbrojtjen e vendit, në mënyrën e parashikuar me ligj”, shkruan në nenin 36.3 të Kushtetutës.

Ndryshe ish-komandantët e UÇK-së po mbahen të paraburgosur në Hagë nën dyshimet për krime lufte dhe krime kundër njerëzimit.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit