Ministria e Shëndetësisë kërkon të shënjestrohen mjekët antivaksinë në Facebook

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 23.07.2021, 12:45

Institucionet kompetente duhet të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore në mënyrë që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, thotë Ministria e Shëndetësisë për propagandat anti-vaksinë dhe teoritë konspirative të përhapura në rrjetet sociale nga mjekët, madje edhe profesorë në Fakultetin e Mjekësisë , duke minuar punën e kolegëve, në luftën kundër kovid-19, e cila rrezikon shëndetin publik, shkruan Sdk.mk

Ministria e Shëndetësisë dhe ministri Venko Filipçe çdo ditë bëjnë thirrje për interes më të madh në vaksinimin kundër kovid-19, si mënyra e vetme për të arritur imunitetin kolektiv dhe për t’i dhënë fund pandemisë.

“Të gjitha institucionet kompetente duhet të veprojnë në përputhje me rregulloret ligjore me qëllim që që të parandalojnë përhapjen e lajmeve të rreme në rrjetet sociale, të cilat mashtrojnë qytetarët dhe dezinformojnë në dëm të shëndetit të tyre”, u përgjigjën nga kabineti i Filipçes në pyetjen e Sdk.mk se çfarë do të ndërmarrë Ministria e Shëndetësisë kundër punonjësve shëndetësor dhe profesorëve të Fakultetit të mjekësisë, të cilët përhapin propagandë anti-vaksinë dhe teori konspirative kundër vaksinimit në rrjetet sociale.

Në pyetjen e tyre drejtuar kësaj ministrie nëse ka ministra të pa vaksinuar në Qeveri, nga Ministria u përgjigjën se “në Qeveri të gjithë ministrat dhe zëvendës ministrat janë vaksinuar, përveç zëvendës ministrit në Ministrinë e Mbrojtjes, pasi tre muaj më parë ishte infektuar me kovid-19″ .

Kryetarja e Odës së mjekëve, dr. Kalina Stardelova-Grivçeva thotë se vitet e fundit përdorimi i rrjeteve sociale shpesh është i pakontrolluar dhe keqpërdoret. Por, për fat të keq, thotë ajo, Oda e mjekëve në kompetencat e saj nuk ka autoritet të kontrollojë statuset në rrjetet sociale të mjekëve në vend, ndërsa ka më shumë se 9,000 anëtarë aktivë.

Kundër kovid-19 përfshirë ditën e djeshme gjithsej janë vaksinuar 473.657 persona, prej të cilëve 305.804 qytetarë janë rivaksinuar. Në vend gjithsej janë aplikuar 760.961 doza vaksinash.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit