Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po mbanë mbledhjen e radhës. Në mungesë të kryetarit, Kreshnik Radoniqi, kryesimin e mbledhjes po e udhëheq Alim Rama.
Aty u bë e ditur se KQZ ka aprovuar 1208 aplikacione për regjistrimin e diasporës për të votuar në zgjedhjet lokale.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po ashtu mori vendim për certifikimin e subjekteve të para politike që kanë aplikuar deri më tani për pjesëmarrje në zgjedhjet lokale të 17 tetorit.
Ndërkohë, u bë e ditur se është dorëzuar një aplikim për një parti të re politike. Këtë e bëri të ditur, Yll Buleshkaj nga Zyra për regjistrim të partive politike dhe certifikim.
“E kemi pranuar një aplikim për parti të re me emrin ‘Forca e Diasporës’. Jemi në shqyrtim të saj. Kemi përgatitur rekomandim për certifikimin e dy iniciativave qytetare. Bashkë për Istogun’ dhe ‘Listën Guxo’, kjo e fundit ka aplikuar vetëm për Kuvendin Komunal në Ferizaj”, ka thënë ai.