JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Aksidenti tragjik në bulevardin e Kamzës, kush është 30-vjeçari që humbi jetën?
Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 22/07/2021 7:40

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një ngjarje e rëndë është shënuar pas mesnate në Kamëz. Në bulevardin “Blu”, një makinë është përplasur me një motor, ku si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i këtij të fundit. Policia sqaron se në timonin e makinës ka qenë 25-vjeçari R. M., ndërsa viktimë ka mbetur 30-vjeçari F. H.

Njoftimi i plotë i Policisë:

Me datë 22.07.2021, në bulevardin “Blu” mjeti me drejtues shtetasin R. M., rreth 25 vjeç, është përplasur me mjetin motorr me drejtues shtetasin F. H., rreth 30 vjeç. Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën drejtuesi i motorrit shtetasi F. H.

Grupi hetimor vijon punën për sqarimin e rrethanave të aksidentit.