"Duke pasur parasysh përhapjen e Covid-19, unë nxis veçanërisht fëmijët dhe të rinjtë, të kryejnë tamponin dhe t'i bashkohen fushatës së vaksinimit që do të mbahet në ditët në vijim". Kështu fillon postimi i shpërndarë dje në Facebook nga Don Pasquale Giordano, famullitar i kishës Mater Ecclesiae në Bernalda, në provincën e Matera, i cili me anë të deklaratës së tij ka nxitur reagime të shumta në komunitetin e tij. Prifti kërkoi që të gjithë besimtarët që do të marrin pjesë në Meshën e Shenjtë, të vaksinohen kundër Covid. Nga ana tjetër ky kusht shkaktoi reagime dhe komente negative duke e cilësuar këtë si “diktaturë të shëndetit” dhe diskriminim. Gjithsesi pastori u mundua të mbrohej duke u shprehur se mesazhi i tij ishte keqkuptuar dhe se nuk kishte patur për qëllim që të krijojë përçarje në radhët e besimtarëve.
Burimi: funpage.it |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania