Zaev: Qeveria hungareze ka ndihmuar Gruevskin që të arratiset

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2021, 22:47

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev ka akuzuar qeverinë e Hungarisë se e ka ndihmuar Nikola Gruevskin të arratiset nga vendi në nëntor të 2018.

Zaev në një intervistë për "Deutche Welle" tha se ishte qeveria hungareze që ka mbështetur Gruevskin në planin për arratisje deri në dhënien e azilit.

Gjithsesi Zaev tha se Maqedonia e Veriut nuk ka hequr dorë nga Gruevski dhe po tenton në mënyrë ligjore ta kthejë atë në vend për të vuajtur dënimin për rastin e korrupsionit ‘Tanku’.

“Shkeli ligjin ndërkombëtar. Tani po kërkojmë një mënyrë ligjore për ta kthyer atë që të vuajë dënimin me burg. Sidoqoftë, shumë ish-ministra të tjerë janë në paraburgim ose tashmë vuajnë dënime me burg, madje edhe nga qeveria aktuale. Njerëzit e afërt me këtë qeveri po ndiqen penalisht në gjykatë, ose janë tashmë në burg”, tha Zaev.

"Nuk është e vërtetë që Maqedonia e Veriut ka rënë në fund të listës së korrupsionit të Transparencës Ndërkombëtare dhe se korrupsioni i nivelit të lartë midis zyrtarëve aktualë dhe të mëhershmit nuk po ndiqet penalisht”, tha Kryeministri Zoran Zaev.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit