Rei Manaj, futbollisti lushnjar, i cili luan me Barcelona B, ka bërë sot një ndeshje të shkëlqyer në sytë e tranjerit të ekipit të parë Ronald Koeman, i cili ditën e sotme, e futi Manajn në ekipin e parë. Ai ka shënuar plot tre gola në pjesën e dytë, një prej të cilëve me penallti. Manaj, ra në sy për nuhatjen e golit dhe nuk shpërdoroi shumë raste. Ekipi i Barcelonës, luajti sot me Gimnastic dhe fitoi me rezultatin 4-0.
Nuk dihet se si do jetë e ardhmja e Manaj, tashmë që bëri këtë paraqitje të shkëlqyer në sytë e Koeman, i cili që në fillim e ka pëlqyer talentin lushnjar.