JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Martin Leka “bën namin” në RTSH, 90 milionë lekë tender në mungesë totale të konkurrencës
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 21/07/2021 22:35

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Përsëri tenderat e dyshimtë dhe skandalozë vazhdojnë të dalin në dritë çdo ditë e më tepër. Sikur të mos mjaftonin abuzimet në shëndetësi, rrugë, telekomunikacion etj, nuk mbetet më prapa as vetë Radio Televizioni Shqiptar. Ky institucion rezulton të ketë organizuar një tender me numër reference REF-98636-06-21-2021 dhe me objekt “Furnizim – Vendosje Transmetuesa Dhe Sisteme Antene Fm Për Stacionet Tarabosh, Himarë, Zvërnec, Tushemisht Dhe Llogara” për RTSH-në.

Tenderi në fjalë ka si fond limit vlerën prej 7,773,189 lekë të reja pa TVSH ose rreth 90 milionë lekë të vjetra me TVSH. Ajo që të bën më shumë përshtypje është fakti se kjo procedurë është zhvilluar në kushtet e një mungese totale të konkurrencës. Kështu rezulton se në tender ka marrë pjesë vetëm një kompani e cila duke mos patur fare konkurrencë, e ka patur mjaft të thjeshtë që të shpallet fituese. Bëhet fjalë për firmën T B S 96 SHPK në pronësi të Artan Xhorit, e cila ka ofruar vlerën prej 7,464,200 lekë të reja pa TVSH ose gati 90 milionë lekë të vjetra me TVSH.

Kjo vlerë është thuajse identike me fondin limit të këtij tenderi pasi është sa 96.02% e tij. Tendera të tillë me mungesë totale konkurrence janë shtuar së tepërmi kohët e fundit, duke vënë në pikëpyetje edhe operacionet e SPAK i cili duket se qëndron larg tenderaveë të tillë për arsye të panjohura.