Lajm i keq për shqiptarët që kalojnë me anije nga Franca në Angli

Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21.07.2021, 22:29

Franca dhe Mbretëria e Bashkuar kanë rënë dakord të vendosin më shumë forca policore dhe të investojnë në teknologjinë e zbulimit në bregdetin francez në përpjekje për të ndaluar anijet që mbartin migrantë të paligjshëm të arrijnë në brigjet britanike, thanë ata në një deklaratë të përbashkët të martën. Kështu Britania e Madhe do t’i paguajë Francës 67.2 milionë euro midis viteve 2021-2022 si ndihmë për të parandaluar emigrantët e paligjshëm që shfrytëzojnë brigjet franceze për t’u hedhur në Angli. Shuma është pjesë e marrëveshjes së re të nënshkruar mes dy Ministrive të Brendshme. Ministrja britanike e Brendshme, Priti Patel e mbrojti marrëveshjen, por drejtuesit e pushtetit lokal në Calais të Francës thonë se këto para nuk do të kenë asnjë ndikim, pasi vija bregdetare franceze është shumë e gjatë dhe e pamundur që të patrullohet e gjitha.

Kjo prek edhe emigrantët shqiptarë të cilët tentojnë të kalojnë nga Franca drejt Anglisë. Numri i emigrantëve të paligjshëm që kanë hyrë në Angli përmes Kanalit të Le Manshit në gjashtë muajt e para të këtij viti ka tejkaluar numrin total të tyre për vitin 2020. Të hënën, të paktën 430 migrantë kaluan Kanalin për në Mbretërinë e Bashkuar, duke përfshirë gra dhe fëmijë të vegjël, një rekord për një ditë të vetme, tha Ministria e Brendshme.

Burimi: Reuters |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit