Një shqiptar 42-vjeç i arratisur nga burgu, së bashku me një grek 58-vjeç janë arrestuar për grabitjen e një dege të një banke ditën e djeshme në Peristeri, Athinë. Shqiptari akuzohet për dhunë ndaj punonjësve të bankës, ndërsa greku për mosbindje dhe bashkëpunim në krim.
Mediat greke kanë publikuar pamjet e momentit kur shqiptari futet brenda në bankë i maskuar dhe armatosur duke grabitur degën. Shqiptari nën kërcënimin e armës bllokoi arkëtarin dhe mori shumën që gjendej brenda më pas doli duke u arratisur me bashkëpunëtorin e tij grek që po e priste. Megjithatë, pavarësisht përpjekjeve, shqiptari dhe greku u arrestuan nga policia.