Pas rastit të djeshëm, ku dy shoferë u kapën me mbi 220 km/h në autostradën Fier-Vlorë, sot dy të tjerë kanë sfiduar sërish policinë. Mësohet se janë konstatuar me radar, dy automjete, një “Land Rover” që drejtohej nga B. S., nga Tirana, i cili qarkullonte me shpejtësi 194 km/h dhe një “Benz” që drejtohej nga një qytetar nga Kosova M. I., me banim në Zvicër, i cili qarkullonte me shpejtësi 191 km/h.
Të dy drejtuesit e mjeteve nuk i kanë ndaluar patrullës me radar, por janë kapur në Vlorë dhe janë gjobitur. Shihet se pas shumë rasteve që ka denoncuar JOQ ALBANIA, nuk ka sensibilizim nga shoferët.