Ish-mesfushori i Juventus dhe Italisë, Claudio Marchisio është tallur keq tifozët anglez në llogarinë e tij të Twitter, mbi pretendimet e këtyre të fundit për riluajtjen e finales Itali-Angli. Kujtojmë, se tifozët e “3 Luanëve” ngritën një peticion dukë mbledhur 150 mijë firma për pretendimet tek faulli i Chiellini ndaj 19-vjeçarit Saka. Nga ana tjetër, Marchisio nuk ka qëndruar duarkryq dhe në llogarinë e tij në “Twitter” ka bërë një status mjaft thumbues ndaj tifozëve anglez.
“Më falni, ku mund ta firmos këtë peticionin për të riluajtur finalen Itali-Angli? Do të fitonim dhe 1 mijë herë të tjera”, shkruan Marchisio duke marrë një lumë komentesh pozitive nga fansat “axurrë”.
Scusate ma dove si firma la petizione per far rigiocare la finale Italia-Inghilterra❓
— Claudio Marchisio (@ClaMarchisio8) July 21, 2021
La rivinciamo altre mille volte 💪👊#godoancora#EURO2020#Wembley pic.twitter.com/LIA8FjFyAj