Një vajzë shtatzënë pësoi një abort spontan dhe ka kriza të tmerrshme pasi u sulmua brutalisht nga një grup vajzash pas finales së Euro 2020.
Beth Newman, 18 vjeç, kishte qenë duke parë ndeshjen e futbollit në një pub në Margate, Kent, me tezen dhe miqtë e saj kur ajo u shkelmua në stomak dhe u qëllua në kokë nga një grup vajzash në një 'sulm të paprovokuar', menjëherë pas orës 23:00 me 11 korrik. Humbja e fëmijës është njoftuar nga vetë 18-vjeçarja, teksa ajo thekson se ka edhe kriza të vazhdueshme.
E reja shton se nuk bëri asgjë, por thjesht u sulmua papritur dhe i vetmi moment që mban mend më pas është kur mbërriti ambulanca.
Burimi: DailyMail | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA