Aksidentet në Shqipëri! 105 persona të vdekur, vetëm në 6 muajt e parë të 2021

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2021, 16:05

Aksidentet rrugore vijojnë të mbeten një sfidë për autoritetet, ndërsa nuk janë të pakta rastet që përfundojnë me pasoja tragjike. Në gjashtë muajt e parë të vitit 2021, ka pasur një rritje prej 32,9% në krahasim me vitin e kaluar kur kishte masa kufizuese për shkak të Covid-19. Raportohet se në 6 muajt e parë janë numëruar 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Ndërsa numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020.

Për sa i përket jetëve të humbura, numri i të viktimave nga aksidentet rrugore është 105 persona nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021 aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur në 45,7 %, krahasuar me një vit më parë. Gjithashtu, sipas raportit të INSTAT, në muajin qershor të vitit 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin qershor të 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Numri i të aksidentuarve (të vrarë dhe të plagosur) është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtin muaj të një viti më parë. Ndërsa numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 16 persona të vdekur në muajin qershor të një vitit 2020. Në muajin qershor të vitit 2021, aksidentet rrugore në 86,3 % të rasteve kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25-34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit