Qeveria i vendosi flamur evropian ligjit për kanabis

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 21.07.2021, 15:24

Formim i fondit special prej të cilit qytetarët duhet të kenë përfitime në sfera të ndryshme, por edhe formim i Agjencisë për Kontroll të Kultivimit dhe ekstraktimit të Kanabisit. Këto janë pjesët kyçe të propozim-ligjit për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope që e ka konstatuar Qeveria. Sipas zëdhënësit qeveritar, Dushko Arsovski, eksporti i lules së thatë nga kanabisi tanimë ka filluar, por me zgjidhjen e propozuar ligjore në mënyrë më precize rregullohet importi, njofton Portalb.mk.

“Do të ketë tarifë të re shtesë prej 10% nga të ardhurat e sasive të eksportuara – para të cilat do të shkojnë te fondi special. Qëllimi është që të qytetarët ta shohin të mirën publike. Për atë do të mbështetet fondi për sëmundje të rralla, fondi për media për prodhim të përmbajtjeve me interes publik, por edhe prioritetet programore në sport, kulturë dhe sektorin civil. Nga fondi special do të mbështetet edhe puna e Agjencisë së re për kontrollim të kultivimit dhe ekstraktimit të kanabisit dhe prodhimit të kanabisit dhe preparateve nga kanabisi për qëllime mjekësore dhe shkencore”, tha Arsovski.

Në pyetje gazetareske se pse ligji miratohet me flamur evropian, Arsovski u përgjigj se në tekst janë transportuar disa vendime kornizë dhe direktiva të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të Evropës për harmonizimin e kësaj veprimtarie me rregullativën e Bashkimit Evropian, por edhe me më shumë konventa ndërkombëtare.

Në pyetjen nëse me ligjin parashikohet dekriminalizimi i kanabisit për përdorim dhe kultivim personal, Arsovski u përgjigj:

“Edhe tani në kodin penal është i lejuar dhe nuk është i ndëshkueshëm përdorimi i kanabisit për përdorim personal, megjithatë politika e qeverisë është që kur shkohet më në atë drejtim të bëhet ndryshim dhe të precizohet edhe ajo, qartë të bëhet kodi penal që të mos kemi situata siç i kemi pasur”, deklaroi Arsovski.

VMRO-DPMNE paraprakisht ka paralajmëruar se do ta bllokojë Kuvendin, nëse ligji për droga narkotike do të kalojë në kuvend me flamur evropian.

“Licencat për kanabis të cilat janë dhënë në vitet e kaluara, janë licenca për përpunim të vajit nga kanabisi dhe prodhimit final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të lules së thatë të kanabisit, ashtu siç parashikon zgjidhja ligjore. Më mesin e licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Është sekret publik se licencat për kultivim të kanabisit jepen për 300 deri në 500 mijë euro, para të cilat dyshojmë se mbarojnë në xhepin e familjes Zaev”, deklaroi deputeti i VMRO-DPMNE-së, Brane Petrushevski.

Ndryshe, Qeveria informoi mbrëmë në seancë është konstatuar propozim-ligji për kontroll të drogave narkotike dhe substancave psikotrope.

Edhe koalicioni Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa, muaj më parë thanë se nuk do të votojnë ligj të tillë. Nga ky subjekt akuzuan kryeministrin se, “më shumë ishte i interesuar për përfitimet nga legalizimi I kësaj industrie, që do të kishte Qeveria”, duke mos llogaritur pasojat dhe problemet që mund të shkaktoj ky ligj te qytetarët e vendit.

Qeveria e RMV-së ka formuar dhe grup pune në të cilën janë shqyrtuar zgjidhjet për dekriminalizimin e marihuanës në Maqedoninë e Veriut. Grupi punues i kanabisit në mbledhjen e 26 qershorit në Qeveri solli konkluzën të analizojë politikat në lidhje me statusin e përdorimit të kanabisit, në Portugali, Holandë, Çeki, Spanjë, Kanada, Kolorado (SHBA), Kaliforni (SHBA), Izrael, Kroaci dhe Shqiperi.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit