Me këmbë në timon dhe duke sfiduar çdo mjet sigurie një i ri ka rrezikuar veten dhe të tjerët në rrugët e vendit tonë. “Aksidentet rrugore” ka publikuar një video ku shfaqet një i ri i cili nuk zgjedh që të udhëtojë me duar në timon ashtu si bëjnë të gjithë njerëzit, por gjysmë i shtrirë me këmbë në kroskot teksa dëgjon muzikë me volumë të lartë. Kujtojmë se pak ditë më parë një tjetër i ri, publikoi një video ku shihej teksa linte timonin dhe hipte sipër makinës.