U kapën duke “fluturuar” në Fier/ Lamborghini dhe BMW luksoze ishin marrë me qira

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21.07.2021, 13:39

Ditën e djeshme dy automjete luksoze, një Lamborghini dhe një BMW bënin garë me shpejtësi skëterrë në aksin Vlorë-Fier. Automjetet në fjalë udhëtonin me një shpejtësi prej 225 km/h, ndërsa efektivët e policisë i ngritën tabelën, por ka qenë e pamundur që ata të ndalonin. Kështu që dy automjetet u kapën në Vlorë. Ndërkohë, sapo është bërë me dije se makina Lamborghini ishte marrë me qira nga 40-vjeçari kosovar në një kompani për dhënien me qira të makinave luksoze në Zvicër, ndërsa pronari i kompanisë nuk komentoi ngjarjen. Ai ishte me pushime dhe tha se nuk dinte asgjë për incidentin.

Nga ana tjetër, makina BMW i përket një kompanie pastrimi në Zvicër dhe pronari i saj nuk komentoi për ngjarjen, duke thënë gjithashtu se është me pushime. Kujtojmë se mjeti Lamborghini u gjobit me 168 mijë lekë, kurse mjeti BMW me 120 mijë lekë. Të dy mjetet drejtoheshin nga shtetas nga Kosova.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit