Një 53-vjeçar është gjetur i pajetë në mes të rrugës në Fushë Gjormë të Kurbinit mbrëmjen e djeshme. Sipas njoftimit të policisë të publikuar ditën e sotme, nga kqyrja paraprake e trupit të tij nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.
Njoftimi i policisë:
Më datë 20.07.2021, rreth orës 21:25, në Fushë Gjormë, Kurbin, në rrugë është gjetur pa shenja jete një shtetas P.Gj. 53 vjeç, banues në Adriatik, Kurbin, i cili nga të dhënat e para dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Nga kqyrja paraprake e trupit të tij, nuk janë konstatuar shenja dhune apo dëmtime të tjera. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes si dhe identifikimin e shtetasit.