JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Lironte të fortët e dënuar/ Enkelejda Hoxha kërkon për herë të 7-të lirimin nga qelia: Kam vajzën me probleme psikologjike
Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 21/07/2021 12:15

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Gjykata e Apelit të Posaçëm ka rrëzuar për të tretën herë kërkesën për masë më të butë sigurie ndaj ish-gjyqtares së Krujës Enkelejda Hoxha. Vlen të theksohet se Enkelejda Hoxha ka bërë deri më tani shtatë kërkesa për masë më të butë sigurie, 4 ne Shkallë të Parë dhe 3 në Apel. Kërkesa është bërë me argumentin se nuk ka kush të përkujdeset për fëmijët e saj të mitur, njëri prej të cilëve vuan nga probleme të shëndetit mendore dhe është me sindromën Down, ndërsa vajza e vogël nga ekspertiza që i është bërë nga një mjek psikiatër ka rezultuar se ka probleme të theksuara psikologjike pas arrestimit të së ëmës dhe ka nevojë për trajtim mjekësor. Megjithatë, gjykata ka refuzuar kërkesën dhe ka vendosur kujdestar për dy të miturit.