Rovena Voda, ish-zëvendës ministrja e Brendshme e cila akuzohet për “Ushtrimi të ndikimit të paligjshëm” ka kërkuar lirinë. Ajo ndodhet në masën e sigurisë arrest shtëpie, teksa avokati i saj ka kërkuar lirinë e klientes së tij me pretendimin se nuk ka asnjë kusht ligjor për të qenë në masë sigurie, pasi nuk ka asnjë rrezik largimi apo prishje të provave.
Voda ka mohuar të ketë marrë një sasi monetare apo të mira materiale për punësimin e Florida Beut në MB. Rikujtojmë nga përgjimet se ajo i kishte dhënë një Iphone dhe një arkë peshku me vlerë 300€.