Peshëngritësi nga Uganda, Julius Ssekitoleko u shpall në kërkim në Japoni pasi nuk përmbushi standardet për t’u kualifikuar në lojërat olimpike Tokyo 2020. Ai kishte lënë një letër ku shkruante se donte të qëndronte atë pasi jetesa në Uganda është shumë e vështirë. 20-vjeçari është gjetur nga autoritetet në një fshat në Japoninë perëndimore. Ai u tha policëve se donte të qëndronte atje dhe të punonte.