Disa raketa janë lëshuar në orët e para të mëngjesit të djeshëm në afërsi të pallatit presidencial në Kabul gjatë kohës së faljes së namazit të Kurban Bajramit. Në ritualin e shënuar për myslimanët i pranishëm edhe presidenti i shtetit, Ashraf Ghani. Por ajo që u vu re gjatë rënies së raketave, ishte fakti se besimtarët nuk e ndërprenë faljen e namazit, ndonëse zhurma e tyre ishte drithëruese! Theksojmë se ditët e fundit është rritur pasiguria në Afganistan, qëkur u tërhoqën trupat amerikane dhe të aleatëve. Gjithashtu edhe në Mali u regjistrua një incident pikërisht gjatë faljes së namzait të Kurban Bajramit, ku u sulmua me thikë presidenti i vendit, por agresori u neutralizua menjëherë.
Video by national TV shows the moment rockets landed near the Presidential Palace during Eid prayers this morning. pic.twitter.com/WmEniyfLfM
— TOLOnews (@TOLOnews) July 20, 2021