JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Hysaj krimb”/ Çfarë po ndodh me mbrojtësin shqiptar pas këngës “Bella Ciao”, ultrasit e Lazios i janë vërsulur keq?!
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 21/07/2021 0:08

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Aventura e Elseid Hysaj me Lazion duket se ka nisur si mos me keq për shkak të mospëlqimit nga ana e ultrasve të Lazios. Dhe e gjitha ka ardhur pas këngës “Bella Ciao”, e cila ka ngjallur keqkuptime politike dhe ideologjike. Kënga “Bella Ciao” historikisht është parë si një himn i krahut të majtë, e kundërta politike e tifozëve të fortë të Lazios, të cilët janë të djathtë ekstremë. Duke e ditur që kjo këngë është një himn për partizanët, tifozët me pikëpamje fashiste nisën të sulmonin Hysajn. Madje i kanë shkuar edhe në hotelin e grumbullimit dhe ditën e djeshme e quajtën “krimb”.