JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

“Çmendet” Milva Ekonomi, “i fal” 3 miliardë Paqsor Buzit për hidrovorin e Karavastasë
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 20/07/2021 22:18

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Milva Ekonomi, ministrja e Ministrisë së Bujqësisë dhe Zhvillimit Rural duket se është “çmendur” vërtetë duke patur parasysh një tender tepër të çuditshëm dhe të dyshimtë që dikasteri i saj i ka dhënë Paqsor Buzit të kompanisë “GPG”. Ky i fundit në bashkëpunim me Yzedin Bozhaj të firmës “SHENDELLI” kanë futur në xhep plot 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH pa konkurrencë fare! Duket se Milva nuk është lodhur fare të paktën sa për të sajuar diçka me letra që të mos bjerë kaq shumë në sy ky tender, por përkundrazi nuk e ka vrarë mendjen fare.

Kështu nëse hulumtojmë dokumentacionin përkatës të kësaj procedurë prokurimi shikohet se mban numrin e referencës REF-98548-06-18-2021 dhe ka si fond limit shifrën prej 276,589,335 lekësh të reja pa TVSH ose rreth 3.3 miliardë lekë. Objekti i tenderit është “Loti 1 – “Rehabilitim i hidrovorit të Karavastasë”. Por ajo çka bën përshtypje dhe ngjall dyshime tepër të mëdha është mungesa totale e konkurrencës. Kjo pasi në garë ka marrë pjesë vetëm një garues, përkatësisht bashkimi i operatorëve “Shendelli & G.P.G. COMPANY ” dhe askush tjetër.

Natyrisht duke patur një mungesë totale të konkurrencës, fitues janë shpallur pjesëmarrësit e vetëm për vlerënë prej 241,065,283 lekë të reja pa TVSH ose rreth 3 miliardë lekë të vjetra me TVSH. Sikur të mos mjaftonin të gjitha sa më sipër, dyshimet për një tender me fitues të paracaktuar e përforëcon më tej edhe fakti se vlera fituese është sa 87.15% e vlerës së fondit limit. Siç shihet vlera fituese është mjaft afër me fondin limit, një fakt ky që i shton dyshimet për një tender ku fituesi ka qenë i paracaktuar që përpara se të fillonte gara. Bravo Milva!