JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Pas përmbytjeve në Europën Perëndimore, shtuhia e frikshme shkatërron Kinën
Shkruar nga: N Hoxha | Publikuar më: 20/07/2021 21:56

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Pas Europës Perëndimore, moti i keq është zhvendosur në Lindje, në Kinë duke shkaktuar përmbytje masive.Rrugët dhe stacionet e metrove janë zhytur në të gjithë provincën Henan të Kinës, çka ka çuar në mbylljen e qytetit. Tempulli Shaolin, i njohur për mësimin e arteve marciale të murgjve budistë, gjithashtu u dëmtua rëndë nga përmbytjet. Ndërsa më shumë se 10 mijë banorë të provincës Henan janë zhvendosur në strehimore. Ende nuk dihet se sa njerëz janë të bllokuar në stacionet e trenave, por rreth 300 njerëz janë shpëtuar deri më tani. Kina përjeton përmbytje të rregullta gjatë muajve të verës, por rritja e qyteteve dhe shndërrimi i tokës bujqësore në periferi rrit kostot pas ngjarjeve të tilla. Edhe gjatë 24 orëve të ardhshme pritet të ketë reshje intensive.

Burimi: BBC |Përktheu dhe Përshtati: JOQ Albania