Një emigrant shqiptar në Itali ka marrë vëmendjen e të gjithëve dhe është kthyer në heroin e ditës. Ai i ka shpëtuar jetën një italiani i cili po mbytej dhe ishte kapur pas gardhit. Makina e italianit ishte përmbytur nga stuhia e fortë. Veprimi i shqiptarit, i identifikuar me emrin Agim, është përshëndetur në media dhe nga të gjithë njerëzit. Mësohet se ai ka mbërritur në Itali para 23 vitesh me gomone.