Maqedonia “dritë jeshile” për eksportimit të kanabisit medicial

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 20.07.2021, 18:42

Qeveria e Maqedonisë së Veriut ka dhënë dritën jeshile për projektligjin lidhur me prodhimin e kanabisit mjekësor të kontrolluar dhe eksportimit të tij jashtë vendit. Por opozita nuk është e të njëjtit mendim, madje ka paralajmëruar edhe bllokadë të plotë.

VMRO DPMNE akuzon se pushteti dëshiron të legalizojëtë ashtuquajturin “krimin e Zoran Zaevit”, duke paralajmëruar se nëse projektligji do të kalojë në Kuvend, gjithë të tjerët më pas do të bllokohen. Sipas tyre, nga licensat për të prodhuar kanabis do të përfitojë vetëm kryeministri Zoran Zaev.

“Licencat për kanabis që u lëshuan në vitet e kaluara janë licenca për përpunimin e vajit të kanabisit dhe prodhim final për qëllime mjekësore, por jo edhe për eksport në formë të gjethit të thatë të kanabisit, siç parasheh ky ligj. Mes këtyre licencave është edhe ajo e familjes Zaev. Sekret publik janë dyshimet se licencat për përpunimin e vajit nga kanabisi u lëshuan për 300 deri në 500 mijë euro, para për të cilat dyshojmë se kanë përfunduar vetën më xhepat e familjes Zaev”- deklaroi Brane Petrushevski, VMRO-DPMNE.

Qeveria planifikon një pjesë të parave të shfrytëzohen për sëmundjet e rralla, për mediat, kulturën, arsimin dhe sportin. Planifikohet edhe formimi i Agjencisë së posaçme për kanabis, e cila do jetë kompetente për kontrollimin e këtij biznesi. I njëjti projektligj u paralajmërua edhe në Shqipëri nga kryeministri Edi Rama disa kohë më parë, por nuk ka përmendur më. Ndoshta do ta bëjë pjesë të paketës në mandatin e tij të tretë.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit