Një aksident masiv mes tri makinave ka ndodhur pasditen e sotme në vendin e quajtur “Kthesa e Murrashit ” në aksin e rrugës kombëtare Librazhd -Elbasan. Raportohet se shkak i aksidentit dyshohet se ka qenë tentativa për parakalim e një autoveture. Për fat të mirë nga aksidenti janë regjistruar vetëm dëme materiale ndërsa dy persona kanë marrë dëmtime të lehta. Qarkullimi është paralizuar plotësisht, por shërbimet e Policisë Rrugore po punojnë për kthimin e normalitetit në qarkullim.