Makraduli: Kah fundi i muajit të gjitha shërbimet do të jenë në dispozicion

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.07.2021, 16:08

Të gjitha shërbimet financiare do të jenë të qasshme tek 300 sportelet e Postës së Maqedonisë të Veriut në të gjithë vendin deri në fund të këtij muaji, paralajmëroi sot drejtori i Përgjithshëm i SHA “Posta e Maqedonisë së Veriut” Jani Makraduli.

“Këtë mëngjes kemi pasur bisedime përfundimtare me bankën që ofron shërbimet dhe deri në fund të këtij muaji të gjitha shërbimet për qytetarët do të jenë në dispozicion. Kemi rreth 40 shërbime që janë nën marrëveshjen e nënshkruar me “Halk Bank”, përfshirë pensionet deri në shtëpi”, tha Makraduli në përgjigje të pyetjeve të gazetarëve pas një vizite pune në Postën EPM 1013 në Shuto Orizare.

Ai theksoi se përveç pagesës së vendosur tashmë me formularin PP 30 për shfrytëzuesit e buxhetit, këto ditë ajo do të fillojë të funksionojë me PP 10.

“Në disa faza, të gjitha pagesat do të fillojnë, duke përfshirë shfrytëzuesit jo-buxhetorë siç janë pagesa për kopshtet e fëmijëve, shkollat, … Të gjitha do të jenë në dispozicion në një periudhë të shkurtër”, theksoi Makraduli.

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit