Është hequr akciza për dizelin, e mbrojmë standardin e qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 19.07.2021, 15:05

Qeveria e Maqedonisë së Veriut në një kumtesë për media thotë se e ka shfuqizuar akcizën shtesë të dizelit, duke shtuar se me këtë qytetarët do të paguajnë çmim më të ulët për dy denarë.

Nga Qeveria thonë se qëllimi është të mbrohet standardi i qytetarëve nëpërmjet akcizës variabile, e cila varet nga bursa botërore.

“Me ndryshimet ligjore që u bënë gjatë muajit prill të këtij viti, siguruam se nuk ka rritje të çmimeve të derivateve, ashtu që kemi lënë margjinë variabile e cila lidhet me çmimit e naftës në bursën botërore. Kështu, nëse çmimi i naftës në bursën botërore do të rritet, kjo margjinë do të ulet dhe do të ndikojë në çmimin përfundimtar të derivateve te ne. Sipas zgjidhjes ligjore, akciza shtesë prej tre denarësh te benzina është paraparë derisa çmimi i bursës botërore është nën 390 dollarë për ton, nëse është ndërmjet 390 dhe 590 dollarë për ton, akciza shtesë do të arrijë 2 denarë dhe nëse është mbi 590 dollarë për ton, atëherë akciza shtesë është 0 denarë, gjegjësisht shfuqizohet”.

“Te dizeli dhe vaji ekstra i lehtë për amvisëri është paraparë akcizë shtesë prej 3 denarësh nëse çmimi në bursën botërore është nën 400 dollarë. Akcizë shtesë prej 2 denarësh është paraparë për dizelin kur në bursën botërore është mes 400 dhe 600 dollarë për ton, nëse çmimi në bursën botërore është mbi 600 dollarë, ajo arrin 0 denarë”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Ndërsa nga KRRE sot njoftuan se çmimet e derivateve të naftës, nga mesnata e sotme do të jenë si më poshtë:

Benzinë për motorë EUROSUPER BS95 – 72,50 (denarë/litër) Benzinë për motorë EUROSUPER BS98 – 74,50 (denarë/litër) Naftë për motorë EURODIZEL BS (D-E V) – 61,00 (denarë/litër) Vaj për Djegie Ekstra i Lehtë 1 (EL-1) – 63,50 (denarë/litër) Mazut М-1 SU – 38,018 (denarë/kilogram).

PERSONAZHI I VITIT 2021
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Elvis Naçi
    Drejtuesi i Fondacionit "Firdeus", i njohur si mirëbërësi i shqiptarëve të varfër me punën e tij të palodhshme. Banesat që po ndërtohen për të prekurit nga tërmeti, nga fondacioni i tij janë drejt fundit.
    Arjan Sala
    Heroi i Heshtur! Security i një qendre tregtare, i cili dha jetën mes flakëve për të shpëtuar punonjësit që ishin bllokuar nga zjarri në magazinë.
    Edi Rama
    Kryeministri unik, që shpiku skemën e patronazhistëve duke përgjuar shqiptarët dhe pavarësisht kësaj ata i dhanë edhe mandatin e tretë.
    Lulzim Basha
    Kreu i PD-së, rekordmen për qëndrimin në opozitë dhe guximtar për ‘vrasjen’ e babit të tij politik, Sali Berisha.
    Sali Berisha
    Ish-kryeministri i Shqipërisë dhe ish-kreu i PD-së, i cili, pavrësisht se u shpall “Non-grata” nga SHBA dhe u përjashtua nga PD, arriti të mblidhte Kuvendin Kombëtar të partisë që themeloi dhe e rithemeloi me një pjesëmarrje masive.
    Marin Mema
    Gazetari, i cili u angazhua në rindërtimin e banesave të rrënuara nga tërmeti dhe arriti të dorëzonte brenda disa muajsh çelsat tek qytetarët.
    Altin Goxhaj
    Avokati i njohur në Shqipëri, i cili ngre gjithnjë zërin publikisht ndaj shkeljes të së drejtave të qytetarëve të thjeshtë nga shteti.
    Klodian Elqeni
    I riu, i cili shkelmoi shoferin e çmendur që hyri me makinë në sheshin Skënderbej duke i rrezikuar jetën qytetarëve. Ai fluturoi mbi dritaren e makinës duke neutralizuar agresorin.
    Armando Broja
    Futbollisti i Kombëtares Shqiptare që po shkëlqen në kampionatin anglez. Performancë fantastike edhe me Kombëtaren shqiptare.
    Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova
    Dy xhudistet nga Kosova që fituan medalje të artë në Lojërat Olimpike në Tokyo.
    Albin Kurti
    Kryeministri i Republikës së Kosovës, i cili fitoi zgjedhjet sërish dhe arriti të krijojë qeverinë e re në Kosovë.
    Lylzim Sulejmani
    Shqiptari nga Presheva, i cili arriti të shpëtonte 7 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut nga autobusi, që shpërtheu në flakë në Bullgari.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit