Romeo Veshaj është një nga aktorët më të njohur në Shqipëri, i cili së bashku me vëllain e tij binjak Donaldin mbyllën emisionin e tyre të humorit “Binjakët”. Pas mbylljes së sezonit, dy vëllezërit u nisën me pushime në Barcelonë, por mesa duket edhe atje nuk janë vetëm. Ditën e djeshme publikuam një video në të cilën aktori Romeo Veshaj shihej në shoqërinë e një vajze në një nga rrugët e Barcelonës teksa i prekte të pasmet. Lajmi bëri bujë në mediat rozë, pasi pak kohë më parë Romeo Veshaj pohoi se ishte në një lidhje me vajzën e Niko Peleshit, Aleksia. Ndërkohë në redaksinë JOQ Albania ka mbërritur një tjetër mesazh ekskluziv, ku një shqiptare që jeton në Barcelonë ka kapur pikërisht momentin kur Romeo Veshaj takohet në aeroport me Aleksian. Gjithsesi nuk dihet se për çfarë kanë biseduar, por mesa duket mes tyre diçka nuk po shkon siç duhet. Kushedi!