Celebrimet nuk kanë të ndalur për mesfushorin e Italisë dhe të PSG, Marco Verratti teksa sot është martuar për herë të dytë, kësaj radhe me të dashurën modele Jessica Aidi, disa ditë pas fitores ndaj Anglisë në finalen e Euro 2020. Verratti dhe bukuroshja brune u martuan në Paris, të rrethuar nga miq e familjarë.
Nusja mbante një fustan elegant me dantella në ngjyrë kremi, ndërsa kompletonte look-un me një qafore të gjerë floriri dhe sandale të bardha me rripa. 29-vjeçarja Jessica, ishte parë për herë të parë në shoqërinë e 28-vjeçarit Verratti, baba i dy fëmijëve, në garën Monaco Grand Prix në vitin 2019, disa muaj pasi futbollisti i skudrës franceze PSG njoftoi divorcin nga gruaja Laura Zazzara.