JOQ Albania
App Store
SHKARKO
Home
JOQ Albania

Skandali “Morava Resort”, ish-Dallëndyshja e IKMT-së dhe Raqka i Bashkisë Korçë drejt SPAK-ut
Shkruar nga: M Gjini | Publikuar më: 14/07/2021 21:47

  • Share
  • Share
  • Share
  • Share

Një grup i mirëfilltë kriminal ka vepruar në Korçë dhe Tiranë për tjetërsimin e Morava Resort. Nga njëra anë falsifikatorët, me në krye Arben Relin dhe nga ana tjetër zyrtarët shtetërorë, ata të cilët e kanë lejuar të ashtuquajturin biznesmen që të ndërtojë mijëra metra katrorë pa leje në një nga zonat më të bukura të Korçës, Malin e Moravës. Gazeta Atdheu ka investiguar të gjitha procedurat e ndjekura për këtë ndërtim, ku është faktuar se, Arben Reli ka anashkaluar ortakun S.B duke bërë Morava Resort të marrë emrin Montrelux. Një emër fals, duke përdorur dokumente të falsifikuara, madje në një ambient që e ka bashkë me ortakun S.B., sipas edhe certifikatave të pronësisë. Investigimet mediatike, në fillim emisioni "Fiks Fare" në Top Channel dhe aktualisht Gazeta Atdheu, sollën një hetim të thellë të Prokurorisë së Korçës dhe Tiranës. Madje, Arben Reli akuzohet për disa vepra penale, që parashikojnë një burg deri në 10 vite.

Por, kush qendron pas Arben Relit? Prokuroria po heton noteren Margena Çela, ndërkohë ka pasur kallëzime edhe për ish-gjyqtarin Ervin Metalla, aktualisht avokat, pasi kishte dyshime se paratë e fituara nga puna në gjyqësor, mund t'i kishte investuar në bizneset e Arben Relit. Por, a ka punonjës shtetërorë? Nga ata të profilit të lartë? Si nga ata që po arreston dhe procedon SPAK? Gazeta Atdheu ka mësuar se në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të dërgohen pikërisht ish-Dallëndyshja e IKMT-së dhe Raqka i Bashkisë Korçë. Më saktë, dy personat që po mbrojnë dhe e kanë mbrojtur me fanatizëm Arben Relin. Dy zyrtarë shtetërorë (pasi Dallëndyshja është aktualisht zv.ministre e Mbrojtjes) që nuk kanë vepruar për të penguar këto ndërtime. Apo këta dy zyrtarë që po fshihen pas disa letrave të bakallit, ku thjesht janë marrë me procedura.

Por, le të analizojmë veprimet e Filos. Në disa investigime të mëparshme, ne faktuam se Filo nuk kishte vepruar për të penguar ndërtimet pa leje. Madje, Kryetari i Bashkisë së Korçës merrte guximin dhe dilte në fotografi me pjesëtarë të familjes Reli. Raqka "legalizoi" me dashje këto veprime, duke shkuar në ambientet e një ndërtimi pa leje. Ai e dinte shumë mirë që ato ndërtime ishin bërë pa leje, por guxoi dhe doli në fotografi me familjen e falsifikatorit. Veprimet dhe mosveprimet e tij, në funksion të kreut të Bashkisë së Korçës, kanë elementë të hapur të shpërdorimit të detyrës. Një vepër që parashikon një dënim deri në 7 vjet burg. Por, kur shoqërohet me vepra të tjera penale, apo kur është në bashkëpunim, dënimi mund të rritet.

Por, me cilët po bashkëpunon? Me dashje apo pa dashje, kësaj "organizate kriminale" i bashkohet edhe ish-kryeinspektorja e IKMT-së, Dallëndyshe Bici. Ajo ka drejtuar një Inspektoriat që ka prishur dhe ka vepruar edhe me kotece pulash në kohën e saj. Apo me kasolle lope. Gjithashtu edhe me disa konstruksione druri në bregdet. Por, gjatë drejtimit të Dallëndyshes, IKMT-ja ka mbyllur sytë pas ndërtimeve luksoze. Nga ato në zonat më të bukura. Ku janë hapur themele. Është hedhur beton, janë ndërtuar mure dhe çati. Madje, mijëra katrorë ndërtime. Por, IKMT-ja nuk veproi! Arsyeja, bashkëpunim me "organizatën" apo ndonjë forme tjetër? Të gjitha këto mosveprime, do e çojnë Dallëndyshen në SPAK. Protektorët e saj tentuan që ta mbrojnë, duke tentuar ta bëjnë deputete. Kandidoi në zgjedhjet e 25 qershorit nën siglën e PS-së. Ka dyshime se investoi këto "dhurata" të Relit apo Relëve të tjerë. Por, pas zgjedhjeve, u emërua zv.ministre në Ministrinë e Mbrojtjes, e drejtuar nga një korçar. Megjithatë, edhe pas këtyre manovrave, Bici s'mund t'i shpëtojë SPAK-ut. Në atë prokurori që zyrtarët e mesëm nuk po shpëtojnë dot. Dhe, e tillë është edhe Dallëndyshja.

Por, për Dallëndyshen dhe Dallëndyshet e tjera që punojnë në shtet, apo edhe për Filot e tjerë, po rendisim disa akuza që rëndojnë ndaj atij që po e mbrojnë me fanatizëm, Arben Relin. Janë hapur procedime penale në Prokurorinë e Tiranës dhe të Korçës me disa akuza. Akuza e parë është ndërtimi pa leje, ndërsa dosja është regjistruar në akuzat e Tiranës dhe Korçës edhe për “shpërdorim detyre”, “falsifikim i dokumenteve”, “prerje e paligjshme pyjesh” si dhe “mashtrim me pasoja të rënda”. Ka dosje të hapura edhe për shpërdorim detyre. Ndërsa, së fundmi hetime do të ketë edhe në SPAK./Gazeta Atdheu