Mbrëmjen e djeshme teksa komentonte finalen e Euro 2020, komentatori i vjetër sportiv Dritan Shakohoxha ka shpallur kandidaturën për president të FSHF. Ai e njoftoi këtë në ekran duke i njoftuar të gjithë shqiptarët që do të mbetet pjesë e sportit duke kandiduar për president të FSHF kundër Armand Dukës në zgjedhjet e ardhshme. “Do lë gazetarinë, por në ambientin e sportit do të jem dhe do të jem gjatë. Çfarë të them më hapur? Do kandidoj për president të FSHF, kam bindjen se do të fitoj”, u shpreh ai.