Mbrëmja e kaluar u shoqërua me skena të frikshme dhune në ambientet e stadiumit në Wembley ku luhej finalja e Euro2020. Një djalë i ri italian u godit shumë herë në kokë nga disa tifozë të Anglisë. Por kishte tifozë brenda stadiumit që thanë se i riu ishte anglez dhe se vetë vendasit po godisnin e sulmonin këdo që iu dilte para. Ndërsa para se të niste ndeshja tifozët pa bileta të Anglisë kishin sulmuar stafin e sigurisë duke u futur me forcë brenda në stadium. Dëshmitarët thanë se "qindra" tifozë u përpoqën të futeshin me forcë në stadium rreth orës 6:15 pasdite, para se të fillonte ndeshja me Italinë.
Ndërsa kaosi vazhdonte pas ndeshjes, Policia konfirmoi se ata kishin bërë një total prej 45 arrestimesh. Në të gjithë Anglinë pati përplasje të shumta mes policisë dhe tifozëve që nuk e përjetuan mirë humbjen. Ndërsa në Lindje të Londrës u raportua për plagosje me thikë, por policia e mohoi duke thënë se ishin incidente të vogla.
Burimi:themirror/dailymail Përktheu dhe përshtati:JOQ ALBANIA
⚠️TW: VIOLENCE⚠️
stfu, england is the one who’s dirty here. these were some poor italian people at wembley. pic.twitter.com/2D7ECuBAjV
— 𝑎𝑙𝑒🥰 (@justignoringyou) July 11, 2021
Absolutely vile behaviour from English fans. As unjust as it may sound, English team and Wembley stadium needs a short term ban and heavy fines for inability to stop and control this violence. pic.twitter.com/8AvjgeMlFd
— 𝗦𝗮𝗻𝗶𝗹 (@thedarkrebel) July 12, 2021