Argjentina është shpallur kampione e “Copa America”. Ka mjaftuar vetëm një gol i Angel di Maria në pjesën e parë, që ekipi i kapitenit Messi të ngrinte trofeun e rëndësishëm. Ky është trofeu i parë i fituar me kombëtaren për Lionel Messin. Përsa i përket lojës, Argjentina ishte ajo që kishte zotërim më të mirë të topit, por rastet më të shumta dhe më të mira erdhën nga brazilienët. Finalja u zhvillua në stadiumin e njohur “Maracana”. Pas fitores Messi ngriti kupën dhe pamjet janë bërë virale në rrjetet sociale.